zoom

Lajme

BBV nis së shpejti/ Dalin emrat surprizë të konkurrentëve

Kur kanë mbetur dhe më pak se dy muaj nga startimi i “Big Brother”, kanë nisur të dalin edhe emrat e parë të konkurrentëve që pritet të bëhen pjesë e lojës.

Në rrjet një interes të madh ka pasur në lidhje me emrat që do të futen në shtëpinë e famshme për të garuar për çmimin e madh.

Një emër surprizë që duket se këtë vit do të bëhet pjesë e lojës është Lei Kraja. Moderatorja simpatike, është ndër emrat e parë që përflitet si pjesë e garës. Kujtojmë që edhe vitet e shkuara, ajo është përfolur për t’u bërë pjesë e formatit, por vetë Lei ka bërë me dije se nuk e ka pranuar ftesën. Vitin e shkuar, Lei u shpreh se është tip shumë emotive dhe nuk do të mund ta duronte mbylljen në shtëpi.

Por këtë vit, prezantuesja e ka rikonsideruar ofertën.

Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun.

Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej playboy. Një ftesë për këtë spektakël ka edhe për Tirin, që me gjasa do të jetë një ndër artistët që bëhet pjesë e këtij formati. Për Tirin, kjo do të jetë një mundësi e mirë, që të njihet nga publiku edhe si karakter dhe jo vetëm nëpërmjet muzikës së tij. Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt.

Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë reality.

Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme. Madje në ato muaj, vetë aktorja në deklaratat e saj linte të kuptohej se do të bëhej pjesë e lojës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Natyrisht që edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për t’u bërë pjesë e reality për më shumë se 100 ditë.

Dori dhe Devi, ishprezantuesit e “Fiks Fare”, mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni. Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha.

Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.

Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës. Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Megjithatë, blogerja ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me ftesën e mbërritur nga produksioni.

Dy emra të tjerë që deri ditët e fundit ishin komplet të fshehtë janë edhe Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo. Dy djemtë, pritet që këtë vit t’i thonë po garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Kastro Zizo është i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë edhe ironike. Ndaj edhe prania e tij në këtë format po pritet me interes. Nga ana tjetër Eugenti është një artist shumë i dashur për publikun, por që rrallë e kemi parë të dalë nga arti i tij për të folur për jetën private.

Ndaj edhe kjo mundësi për të do të ishte një pikë e rëndësishme takimi mes tij dhe ndjekësve të tij. Një tjetër emër është edhe ai i Rinian Lekës. Ish-pjesëmarrës në Përputhen, djaloshi bëri për vete publikun. Me pamjen e tij prej modeli dhe me natyrën e djalit xhentil, ai mesa duket është gati që të provojë edhe këtë eksperiencë.

Teksa organizatorët janë ende duke punuar për detaje të tjera, duket se kasti i emrave po plotësohet, duke lënë edhe disa emra surprizë, që me gjasa do të zbulohen në javët e fundit para fillimit të spektaklit./ Panorama Plus