zoom

Sport

Bayern u turpërua në kampionat, reagon ylli i skuadrës: E merituam

Bajern Mynih ka marrë sot një leksion historik përballë Bohumit, duke u mundur me shifrat 4-2, teksa pësoi të katër golat në pjesën e parë të ndeshjes. Një situatë që nuk i ka pëlqyer Xhoshua Kimish, i cili ka shprehur hapur kritikat që kishte për shokët e skuadrës pas kësaj ndeshje.

“Të gjithë duhet të pyesin veten nëse ne po japim gjithçka në fushë në çdo javë. Po ndodh shumë shpesh, nuk e shihja këtë në të kaluarën, pasi kemi pësuar 4-5 gola disa herë. Ishim me fat që ishte në Bundesligë dhe ishim 9 pikë para. Ishte një humbje e merituar.

Mendoj se sot dhuruam paraqitjen më të dobët të sezonit në një ndeshje. Dhe nuk është hera e parë që na ka ndodhur. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këtë moment. Kemi humbur të gjithë virtytet tona. Duhet të pyesim veten nëse ky është mentaliteti te Bajerni”, tha mesfushori gjerman, një nga liderët e kësaj skuadre.