Aplikacion
Klubi bavarez ka zyrtarizuar ditën e sotme zgjatjen e bashkëpunimit me sulmuesin deri në vitin 2025.
Ibrahimoviçi shqiptar është një nga elementet më të dalluar të shkollës së gjigantit gjerman dhe tashmë do të ketë mundësinë të provojë shijen e Bundesligës.
Vetë drejtori sportiv i Bayernit ka konfirmuar se lojtari me origjinë shqiptare do të jetë pjesë e ekipit të parë.
“Jemi shumë të lumtur që kemi zgjatur kontratën me Arijonin. Ai ka bërë një progres shumë të mirë vitet e fundit. E ka fituar me meritë rinovimin dhe do të jetë pjesë e ekipit të parë që nga janari. I urojmë fat të mbarë”, tha Hasan Salihamidziçi. /zoom.al/