Aplikacion
Më 30 dhjetor, gjatë një paraqitjeje në një televizon serb, Vuçiç e quajti Josephin që është “agjent shqiptar” lidhur me atë që profesori amerikan kishte deklaruar se heqja dorë nga barrikadat do të zgjasë “deri kur Aleksandar Vuçiç të vendosë se i duhet një krizë e re në Kosovë”.
Duke e quajtur “bastard” Josephin, Vuçiç po ashtu deklaroi për televizionin serb se ky ekspert i Ballkanit merr “shumë para nga lobi shqiptar”. Presidenti serb nuk ofroi dëshmi për këto pretendime.
Smear tactics against private citizens, like those used against @edwardpjoseph, have no place in democratic societies. Independent voices and civil society organizations promote accountability and transparency. We value those building a peaceful society in the Western Balkans. https://t.co/uJpm7xTZII pic.twitter.com/9D6r2HxfdS
— DoS Europe and Eurasia (@StateEUR) January 9, 2023
DASH shtoi se zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën.
“Ne i vlerësojmë ata që ndërtojnë shoqëri paqësore në Ballkanin Perëndimor”, tha DASH-i në Twitter.
Ky postim u shoqërua me një fotografi të Josephit me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.
Pas akuzave të presidentit serb, Joseph shkroi se ato janë “krejtësisht të rreme” sa i përket lidhjeve të pretenduara financiare mes tij dhe “lobit shqiptar”.
http://
By suggesting that I am shilling for cash, Vucic also opens the door to questions about who #Belgrade & Banja Luka are paying for influence – and what policies/projects they are pushing – in #Washington. 7/
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) December 31, 2022
“Alekskandar Vuçiç nuk ka dëshmi për t’i mbështetur këto akuza serioze sepse lidhje të tilla nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë. Qëndrimet e mia janë produkt i dhjetëra viteve në terren – në të gjitha konfliktet në Ballkan, përfshirë edhe vitet e luftës”, shkroi Joseph.
Ai shtoi se duke e ofenduar dhe sulmuar personalisht atë, Vuçiç tregoi edhe një herë karakterin e tij.