Aplikacion
FanZone, siç quhet hapësira në sheshin “Skënderbej” e krijuar për të shijuar ndeshjet e futbollit gjatë kampionatin do kushton sa një biletë koncerti.
50-60 euro është kosto e një tavoline në FanZone dhe hyrja pa rezervim paraprak është e pamundur. Pra, çmimi për një ndeshje është disa herë më i lartë se abonimi mujor për të ndjekur të gjithë kampionatin. Sikur të mos mjaftonte kjo, çmimet e produkteve të konsumit nga birrat tek ushqimet e shpejta janë deri 3 fish më të shtrenjta se çmimi i zakonshëm.
Më herët, FanZone ka qenë falas për qytetarët dhe kushdo mund të ndiqte aty ndeshjet e Europianit apo Botërorit. Çdo vit, hapësira ka qenë burim i madh parash për bizneset aty dhe rrjedhimisht Bashkinë Tiranë, e cila vendos çmimin e qirasë për to.
Nuk do të jetë habi nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe gjatë fundvitit tashmë, ku FanZone shndërrohet në një “treg Krishtlindjesh” me çmime abuzive dhe ndoshta shumë shpejt me një biletë!