Aplikacion
Rritja e papritur e çmimit ka bërë që këtë të mërkurë të mblidhen për të protestuar përpara institucionit dhjetëra familje.
Sipas banorëve, vlera e qirasë për banesat sociale do të rritet me 700 lekë për garsonieret, 1300 lekë për apartamentet 1+1 dhe 1600 lekë për apartamentet 2+1 një rritje e papërballueshme për këto familje, të cilët janë me probleme të shumta sociale.
Ndryshimi është miratuar gjatë paradites të së martës në mbledhjen e këshillit bashkiak në Korçë, pas materialit të sjellë nga ekzekutivi ku sqarohej se ky ndryshim në nivelin e qirasë kryhet për shkak të indeksimit të çmimeve. Sipas drejtores së shërbimit social kjo rritje ka ardhur gradualisht përveç viteve të pandemisë.
Banorët sipas saj janë të njohur me indeksimin e qerasë sepse e kanë në kontratë të cilën e rinovojnë çdo vit. Në Korçë janë gjithsej 98 familje që preken nga rritja e nivelit të qerasë. Sipas banorëve vetëm 20% e tyre janë në marrëdhënie pune ndërsa pjesa tjetër është me probleme të shumta ekomomike me pensione invaliditeti dhe pleqërie.
Nisur nga kjo ata kërkojnë nga bashkia e Korçës që të rrëzohet kjo vendimmarrje dhe të mbahet premtimi për privatizimin e banesave. /ZOOM.AL/