Aplikacion
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 për motive të dobta. Sipas policisë, pasi vrau bashkëshorten Shano Islami, autori i ngjarjes 69-vjeçari Huso Islami është konfliktuar me të birin. Ky i fundit e ka shtyrë të atin nga shkallët e banesës dhe për pasojë 69-vjeçari ka humbur jetën.
Ndërkohë djali i çiftit, 40-vjeçari Klement Islami është shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.
Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.