Aplikacion
“Bashkë ne të dy”, shkruan moderatorja krahas imazhit. Ajo shfaqet e veshur me një vello të bardhë, ndërsa regjisori kishte zgjedhur një xhaketë të bardhë e pantallona të zeza.
Arbana dhe Eduarti u martuan në një ceremoni private në Toskanë që zgjati 3 ditë. Ata kishin ftuar vetëm familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë.
Rregulli që kishin vendosur ndaj të ftuarve ishte se nuk duhet të publikonin detaje nga ceremonia e dasmës.
Postimi i plotë
“Bashkë ne të dy”
Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.
Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:)
Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.
Faleminderit Zotit për gjithçka🙏
VIDEO/ Ish-ministri socialist: Rama futet me të brendshme në zyrën e shefes së kabinetit