zoom

Lajme

Basha: Votim dhe numërim elektronik, lista të hapura e mazhoritar i pastër!

Partia Demokratike ka organizuar sot tryezën e dialogut “Harku opozitar euro-atlantik”, ku mori pjesë edhe kreu i saj Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij, ai pohoi se ka ngelur vetëm një vit nga zgjedhjet parlamentare, ndërsa theksoi se vendi është me një sistem të cunguar.

“Jemi 2 vit para zgjedhjeve. Nuk ka demokraci pa proces. Listat e hapura nuk i kërkojmë për interesin tonë. Listat e hapura janë kompensimi për mungesën e një mazhoritari të pastër, mundësojnë që shqiptarët të dërgojnë në Parlament, ata që qytetarët mendojnë se duhet t’i drejtojnë.

Lista e hapur nuk është interes partiak, por shërbim ndaj shqiptarëve. Duhet votimi dhe numërimi elektronik”, tha Basha.

Më tej ai theksoi se ka kundërshtime të qëllimshme për propozimet dhe pa asnjë argument, duke u folur vetëm për koston financiare, si e parealizueshme.

“Kundërshtohet pa asnjë argument. Jepet si arsye vetëm kostoja financiare”, u shpreh Basha.

Aktualisht mazhoranca ka arritur marrëveshje politike vetëm me Rithemelimin e PD-së, për ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore, duke kthyer nga nesër Parlamentin në normalitet, pas 5 muajve kaos dhe tensioni. /ZOOM.AL/