zoom

Aktualitet

Basha udhëzon bazën një ditë para se Berisha të shkojë në Fier

Lideri demokrat Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me deputetin Luan Baçi dhe drejtues të degës lokale të PD-së në Fier.

Biseda e kryedemokratit me drejtuesit e degës vjen një ditë përpara se Sali Berisha të udhëtojë drejt qytetit të Fierit në takimin e dytë në vijim të nismës së ashtuquajtur “Foltore” me demokratët, pas vendimit të kryetarit të PD për ta përjashtuar nga grupi parlamentar. Basha u ka kërkuar deputetit dhe drejtuesve të degëve së qarkut që të sqarojnë bazën mbi vendimin e përjashtimit.

Pritet për t’u parë nëse deputetë të këtij qarku do të jenë nesër krah ish-kryeministrit Berisha gjatë takimit që do të zhvillojë. Lulzim Basha është shprehur i vendosur duke deklaruar se për Berishën nuk ka kthim pas, ndërsa ish-kryeministri nuk e njeh si drejtues të PD-së duke iu referuar si “ish-kryetar”.