Aplikacion
Jorida Tabaku tha se nuk i kanë marrë ende të dhënat e sistemit TIMS për lëvizjet e ministrave, ndaj dhe Basha i la afat kryepolicit Nano deri ditën e hënë, që të japë të dhënat. Sipas Bashës, kanë mësuar se Nano nuk vepron pasi ka urdhër nga lart.
“I bëj thirrje Gledis Nanos, Policia e Shtetit nuk mund të mohojë informacionin e lëvizjes së personave, për të cilët është bërë kërkesa. Ja bëj këtë kërkesë, nga informacionet e ardhura nga PD, se ndalimi i raportimit të të dhënave të sistemit TIMS nuk është bërë me urdhër të Nanos, por me urdhër politik nga lart. Nuk ka lart, kur vjen puna te zbatimi i ligjit. Ndaj, z. Gledis Nano i bëj thirrje që brenda ditës së hënë të japë të dhënat, se si ministër i Brendshëm, që kam kontribuar në instalimin e sistemit TIMS, e di sa e lehtë është t’i kthehet përgjigje komisionit hetimor nëse këta persona kanë udhëtuar së bashku dhe sa herë. I kujtoj Nanos se mosbashkëpunimi i Policisë së Shtetit me komisionin përbën jo vetëm vepër penale’, tha Basha.
Sakaq, në konferencë për shtyp në selinë blu lidhur me aferën e inceneratorëve, Basha u pyet nga gazetarët edhe për zgjedhjet e 6 marsit.
Sipas kreut të PD, demokratët do t’i thonë “boll më”, trekëndëshit të Bermudës, siç i referohet ai, Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës.
“Dje ishte takim i mahnitshëm në Shkodër. Do të shikoni qartë se demokratët kudo ku ndodhen pavarësisht prej masakrës së 215 prillit, pavarësisht trekëndëshit të Bermudës demokratët, por edhe qytetarët, madje edhe socialistët do të bëjnë gjithçka për t’ju kundërvënë një pakice. Boll më me trekëndëshit të Bermudës”, tha Basha.