zoom

Politikë

Basha shpërndan videon: Do të jemi gardianët e interesit publik

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka risjellë në vëmendje në rrjete sociale, pjesë të fjalës së tij gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.

Mbi videon e publikuar, kreu i PD Shkruan, se do të jenë gardianët e interesit publik dhe instrumenti i qytetarëve për të sjellë ndryshimin.

“Që Shqipëria të dalë nga ky udhëkryq, që shqiptarët të shpëtojnë nga armiqtë e qeverisjes së mirë, kërkohet një zgjidhje politike.

Natyrisht ajo nuk mund të vijë vetëm nga ne, as nga ai që i ka shpallur luftë demokracisë dhe bashkëjetesës demokratike, por duhet të vijë si një bashkëpunim i ngushtë me shoqërinë shqiptare, që prej kohësh ka shprehur dëshirën e ngutshme për ndryshim.

Prandaj ne, në Parlament dhe jashtë tij, nuk do të jemi vetëm gardianët e interesit publik kundër kësaj skote të korruptuar, por duam të jemi instrumenti në duart e qytetarëve për ta realizuar bashkë këtë ndryshim”, u shpreh Basha.