zoom

Aktualitet

Basha, raport në anglisht ambasadave të huaja dhe KE-së për protestën

Partia Demokratike ka ndërmarrë të tjerë hapa kundër dhunës së ushtruar tek selia blu nga protestuesit që u grumbulluan pas thirrjes së Sali Berishës.

Mësohet se me anë të një përmbledhje të asaj që ndodhi më 8 janar, Partia Demokratike ka bërë një raportim tek prezenca ndërkombëtare në Shqipëri por edhe në Komisionin Europian.

Në këtë raport të përpiluar nga Partia Demokratike theksohet çdo akt dhune që nga përdorimi i çekiçëve e tek hedhja e gurëve nga mbështetësit e Berishës në selinë blu. Për këto akte PD bën fajtore Sali Berishën.

( Kliko këtu për të parë raportin e plotë të PD-së )