Aplikacion
Basha bëri një paralelizëm mes ligjit të djeshëm dhe inceneratorëve, në lidhje me pasojat që do të ketë në shpërdorimin e taksave të qytetarëve.
“Akt i rëndë i formalizuar dje në Kuvend për kalimin e pronave publike në funksion të një skeme të mirëkonsoliduar të qeverisë me mafian e pronave dhe investitorët strategjik, një grup oligarkës shqiptarë. Është e njëjta skemë si inceneratorët. Është vjedhje me ligj.
Çfarë mbeti nga ligji për investimet i kalon kësaj skeme. Ndarja e pronave publike mes një grupi oligarkësh dhe zyrtarëve të korruptuar shqiptarë. Kjo maskohet me interesin publik por nuk ka asnjë lidhje me të.Departamenti Anti-korrupsion në PD e ka vendosur këtë çështje në listën e prioriteteve që do të ndjekë. Miratimi i djeshëm, njëlloj si i Amnistisë, nxjerr zbuluar se Rama dhe qeveria nuk janë në gjendje të formulojnë asgjë që nuk është e korruptusar. Vijojnë edhe në muajt e fundit të mandatit të tjetërsojnë pasuritë publike”, tha ai.
Teksa u pyet nga gazetarët edhe për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, kur bëhen 4 vite nga ngjarja.
“Premisa e pyetjes suaj është e gabuar kemi mbështetur protestat për mbrojtjen e Teatrit. Kemi qenë krah tyre. Të kërkosh përgjegjësinë e nga opozita se pse qeveria e shembi teatrin, kjo është ose naivitet, ose ligësi”, u shpreh kreu i PD. /ZOOM.AL/