Aplikacion
Basha theksoi se janë të gatshëm që të ulen në një tryezë me palët, por duhet transparencë.
“Pjesë e procesit të luftës kundër korruosionit është PD. Ndaj e përshëndes Ambasadën amerikane që kërkon transparencë. E vetmja parti që kërkon transparencë është PD dhe i depoziton ato në institucione. Këta duan që ta zhbëjnë SPAK. E shoh si inkurajon për veprat tona dhe paralajmërim për ata që flasin dhe bëjnë gjë tjetër.
PD ka propozuar vettigun e politikanëve dhe pas 6 muajsh duan ta fusin në Kuvend, e përshëndes këtë gjë. Bashkëpunimi duhet të jetë bipartizan dhe transparent. PS nuk ka nismë, por një deklaratë qesharake që nuk i shkon një qeverie 11 vjeçare. Nuk besoj se shpallje të tilla paraelektorale përbëjnë bazë mbi diskutimet serioze.
Projekt serioz është vettingu për politikanët. Ndryshe nga hëna, dielli, toka dhe kalendarët e tjerë politikë, politika duhet të ndjekë kalendarin e interesit publik. Duhet t’i përgjigjemi jo me akte formale”, tha Basha. /ZOOM.AL/