Aplikacion
“Më 25 prill, Rama humb, Shqipëria e shqiptarët fitojnë, duke votuar numrin 9. Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet. Ne që punuam me mish e me shpirt për ta bashkuar Hasin e ndarë padrejtësisht nga Tirana e Prishtina, ne nuk do të lejojmë një ndarje të dytë. Një popull bujar e fisnik si hasjanët nuk e meriton varfërinë, mungesën e infrastrukturës, të energjisë elektrike. Me votën tuaj ju do të bëni të mundur që të keni një qeveri që punon për ju, jo për vete, një qeveri të të gjithë shqiptarëve, jo të një grushti oligarkësh.” tha drejtuesi më i lartë i demokrateve në Has.
Kjo nuk është hera e parë që udhëheqësi i PD kundërshton dhe sulmon publikisht PPP-në e shtetit me Kastratin.
Konçesioni për vendosjen e pagesës në Rrugën e Kombit iu dha kompanisë Kastrati nga Qeveria Rama dhe u pasua me revoltë nga banorët e Kukësit dhe Hasit. Konçesioni parashikon që shteti shqiptar t’i paguajë kompanisë së Shefqet Kastratit një vlerë financiare në rast se nuk arrihet objektivi i biznesit të kompanisë, numri i parashikuar i kalimit të automjeteve.