zoom

Politikë

Basha përgjigje Berishës, flet me gjuhën e Ramës: Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin

Pas akuzave të kryetarit të PD-së Sali Berisha se Lulzim Basha është i përfshirë në aferën e portit të Durrësit, ka reaguar ky i fundit.

Me një shënim në Facebook, Basha thotë se trëkëndëshi i bërmundës (referuar këtu Berishës, Metës dhe Ramës) është i pandarë në korrupsion, krim dhe minim të demokracisë.

Sipas tij ka një të vërtetë dhe për Bashën është  se ata i kanë bashkë oligarkët dhe mediat.

“Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar”, shkruan Basha.