zoom

Politikë

Basha: Më votoni me “provë”, nëse s’mbaj premtimet s’kërkoj mandat tjetër! Ju bëj me shkollë të lartë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa ndodhet në Shkodër ka vizituar një fasoneri. Basha foli ndër të tjera për programin ekonomik të PD, i cili ndër të tjera përfshin rritjen e pagës minimale deri në 300 mijë lekë të vjetra.

Basha u zotua para punonjësve në fasoneri se do të mbajë premtimet e tij dhe në të kundërt nuk do të kërkojë mandat tjetër pas katër vitesh.

“E kam shpallur para dy vjetësh që plani jonë është rritja e pagës minimale. Por paga nuk rrite me dekret, e rrit ekonomia. 

Dhe duhet që sipërmarrësit të kenë mundësi që të zhvillojnë bizesnin që tu mundësojë rritjen e pagës. Kollaj është të bësh premtime boshe.

Kur biznesit i dalin llogaritë atëherë themi rrisim pagën minimale deri në 300 mijë lekë. 25 prilli është ditë çlirimi për Shqipërinë. Do ju japi mundësi biznesit që të punësojnë më shumë. 

Do të ndihmojmë edhe familjet. Për 300kë ne do ta zbresim energjinë. Do të ndihmojmë familjet shqiptare. 

Nuk do të ketë bir dhe bijë shkodrani që të mbetet pa u shkolluar.  Do ti ndihmojmë në veçanti familjet e reja. Nga 1-5 vjeç bonos për çdo bebe muaj për muaj.

Një pyetje që thotë kundërshtari, ku do i gjeni lekët? Te buxheti do i gjejmë lekët. Aty ku i merr Edi Rama dhe paguan oligarkët. Ato lekë ky i merr dhe ua jep një grushti njerëzish. Këto janë pjesë e një plani dhe jo premtime bosh. 

Nëse pas katër vitesh nuk kam mbajtur premtimet nuk do të kërkoj mandat të dytë. Duhet t’ju shërbejmë ju, jo vetes sonë. Ju ftoj të gjithave të votoni në 25 prill”, tha Basha.