zoom

Politikë

“Basha je non grata”/ Fier, mbështetësit e Berishës presin kryedemokratin me pankarta

Takimi i kryedemokratit Lulzim Basha në teatrin “Bylis” në Fier pritet të shoqërohet me tensione. Disa mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dalë në protesë dhe mbajnë pankarta në duar.

Nga ana e prefekturës ndodhen mbështetësit e deputetit Luan Baçit, ndërsa te hyrja e Teatrit Bylis janë në pritje te Bashës.

Në pankarta shkruhet “Basha ik”, “Basha na ka prerë në besë”, “Demokratët të bashkohen”, “Këtë që na ka bërë Basha nuk na e ka bërë as Enveri”.

Mbetet për t’u parë nëse thirrjet e tyre do të përfundojnë me pankarta apo do të afrohen në ambientin ku do të zhvillojë takimin Basha.

Demokratët shprehen se gazi lotësjellës që Basha u hodhi në protestën e 8 Janarit ishte një lëvizje e gabuar nga ana e tyre.