zoom

Aktualitet

Basha i përgjigjet Metës: Mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës të Ilir Metës, ndërsa ky i fundit akuzoi atë dhe Ramën për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Basha shkruan se Ilir Meta është simboli i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. “Meta është njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për të fuqizuar Edi Ramën, ndërsa vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista”-thuhet më tej në reagimin e Bashës.

E plotë:

Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për te fuqizuar Edi Ramën, vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista.
Sot po kërkon sërish me akuza qesharake që të bejë pazarin e radhës në kurriz të demokratëve e të përfitojë nga votat e tyre.
Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën dhe Partinë Demokratike ndaj distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për tu ndarë nga korrupsioni dhe për fitoren e saj.