Aplikacion
Bardhi ka publikuar dokumentin, ku thotë se SPAK ka nisur hetimet për vëllanë e kryeministrit.
Deputeti thekson se çështja është riaktivizuar e madje kreu i grupit të PD-së është thirrur për të dhënë shpjegime të mëtejshme.
Në dokumentin e publikuar nga Bardhi, thuhet se kjo është një provë që hedh poshtë pretendimet e kryeministri Edi Rama se ai ka mashtruar.
Ai nuk ka dyshim për përfshirjen e Olsi Ramës në çështjen e Xibrakës, ndaj kryeministrin e fton pa vonesë të shpjegojë rolin e të vëllait në trafikun e drogës.
“Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës.”
Bardhi e mbyll qëndrimin e tij duke i kërkuar SPAK-ut të mos heshtë, por të provojë që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, qofshin këta edhe familjarë të kryeministrit.
Reagimi i Gazmend Bardhit
“E kam dorëzuar apo nuk e kam dorëzuar kallëzimin në SPAK kundër Ols Ramës? Këtë lojë u përpoq të bënte Edi Rama dhe veglat e tij politike dhe mediatike për të sfumuar thelbin e çështjes: se vëllai i kryeministrit kishte përdorur disa herë të njëjtën makinë me kartelin e drogës së Xibrakës, gjatë kohës së ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë.
Sigurisht, që Edi Rama gënjeu, kur luajti lojën e mohimit të së vërtetës sime, se kallëzimi ishte dorëzuar në SPAK. Kur debatuam për këtë çështje i premtova Edi Ramës se do ta kuptonte shumë shpejt, nëse e kisha bërë apo jo kallëzimin. Në politikë jam futur për të shërbyer me integritet, duke refuzuar makinacionet e ulëta të sulmit të kundërshtarit politik përmes shpifjes apo baltosjes së familjes. Nuk e kam shkelur këtë parim as në rastin e Olsi Ramës, dosja e të cilit, deri dje, rrinte e fshehur, në sirtarët e prokurorisë.
Sot është dita që t’ju provoj se unë as gënjej, as shpif, as baltos dhe ndryshe nga Edi Rama, i mbaj premtimet e mia. Pas kërkesës sime në SPAK për rinisjen e hetimeve të procedimit penal nr. 335/1 – viti 2016, që Edi Rama do të donte shumë në varrosej, sot jam njoftuar nga SPAK se çështja është riaktivizuar.</\p>
SPAK më ka njoftuar zyrtarisht për rifillimim e hetimeve të pezulluara për përfshirjen e Olsit Ramës në dosjen e trafikimit të kokainës në Xibrakë. Procedimi i dikurshëm penal me nr. 335/1-2016, është regjistruar si procedimi nr. 88 – viti 2024. Për këtë çështje jam ftuar për të dhënë sqarime të mëtejshme në SPAK. Asnjë propagandë e Edi Ramës, veglave të tij apo mediave në shërbimin e tij nuk e fshehin dot të vërtetën dhe as makinën e kartelit të drogës me targë AA 653 DM, e përdorur nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama”, shkruan Bardhi.