zoom

Stil

Bardhi merr Instagram-in dhe i bën dedikimin Sarës: Je arsyeja që marr frymë

Bardhi ka rimarrë Instagram-in e tij, pas prishjes së marrëdhënieve me menaxherin e tij, Jetmir Agaj.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari me anë të një postimi në rrjetin social ku shkruan se “Bardhi u rikthye”.

Ndërsa iu është drejtuar edhe ndjekësve të tij duke i kërkuar ndjesë për shkëputjen nga Instagram.

Ju kërkoj falje, por para nevojë për pak kohë pushim. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe pozitivitetin. Ju dua shumë”, shprehet Bardhi.

Ndërsa i ka bërë dedikim edhe Sarës: “Je arsyeja pse marr frymë”.