Aplikacion
“Basha, edhe pse nuk do të doja të merresha me të sepse do të duhet të flasim për gjëra serioze, jo për individ që i ka hyrë shumë në qejf të flasin me vete. Se kush flet me veten ju e dini, e kam parë edhe që i shkon ky lloj modeli.
Basha nuk ka firmosur as herën e parë për mandatin e Xhaçkës dhe arsyet ai i di fort mirë. Basha nuk ka pranuar të firmosur edhe mocionin e 1/10 që në nisje të kësaj procedure. Pyeteni për Bashën për arsyen dhe se kush janë bashkëpunëtorët e tij, që kanë miqësi me Olta Xhaçkën dhe i kanë ndërhyrë Bashës për të penguar mocionin kundër Olta Xhaçkës”, u shpreh ai.
Pas dorëzimit të padisë në Kushtetuese, Bardhi tha se Lulzim Basha nuk e ka nënshkruar mocionin kundër Olta Xhakës që në qershor të 2022, për shkak, sipas tij të miqësisë që një bashkëpunëtore e Bashës ka me deputeten e PS.
“Unë nuk i përgjigjem askujt që flet me veten dhe i shkon pozicioni i të folurit me vetë. Kush do të varrosë çështjet dhe t’i bashkohet të Edi Ramës mund të shkojë tek byrektorja e kolegut Basha. Basha ka refuzuar nënshkrimin e mocionit kundër Olta Xhaçkës që në qershor 2022. Arsyet i di ai, duhet t’i shpjegojë. Është miqësia e një prej bashkëpunëtoreve të tij me Olta Xhaçkën”, tha Bardhi. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë