Aplikacion
Jo vetëm për sulmet e koordinuara ndaj SPAK-ut dhe drejtësisë, së bashku me kryebashkiakun Erjon Veliaj, por edhe më tepër. Teksa i kujtoi edhe çështjen e të vëllait, Olsi Rama, për laboratorin e kokainës në Xibrakë, Bardhi theksoi se Rama ka hedhur edhe firma në dokumente të falsifikuara.
Ai theksoi se Rama firmosi një investim strategjik me dokumente false, duke u grabitur në bregdet 11 mijë metra katrorë tokë, për rastin e Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.
“Rama ka shkelur ligjin, duke i dhënë statusin e investitores strategjike Xhaçkës. Rama firmosi një investim strategjik me dokumente false. Kush mund ta besojë se këta nuk dinë, këta që e dinë edhe sa para harxhojmë ne si qytetarë. U grabitën 11 mijë metër katrorë, iu dhanë burrit të Olta Xhaçkës.
E kanë ngritur korrupsionin në sistem. Kush e ha këtë që drejtorët bëjnë çfarë të duan dhe kryetari i bashkisë nuk e di? Kjo që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës ka ndodhur edhe në disa bashki të tjera. Nuk funksionon dot një sistem, nëse “koka” nuk është dakord me të”, tha deputeti. /ZOOM.AL/