Aplikacion
Atletico, e “dehur” nga suksesi në Champions League është mposhtur 0-3 në shtëpi nga Barcelona.
Katalanasit realizuan me Joao Felix në pjesën e parë, duke shkuar kështu në avantazh në dhomat e zhveshjes. Por më parë ishte tekniku Xavi që u skuq nga kartoni dhe u përjashtua nga pankina.
Në pjesën e dytë, Lewandowski thjeshtoi në maksimum gjërat për skuadrën e Xavit. Nuk mungoi një gol i Lopez, në të 65-tën. Në fund edhe një karton i kuq për vendasit, teksa Molina u përjashtua, teksa rezultati mbeti i pandryshueshëm.
Me këtë rezultat, Los Colchoneros renditen në vendin e pestë me 55 pikë, duke u larguar kështu nga zona Champions pas fitores së Bilbaos.
Barcelona e vendit të dytë ka 64 pikë dhe shpreson që të ngushtojë diferencën me Realin kryesues, për t’i dhënë kuptim kampionatit deri në fund.
Sipas shortit të Champions, nëse Atletico kalon Dortmund dhe Barcelona fiton ndaj PSG, në gjysmëfinalen e Champions do të kemi një derbi spanjoll. /ZOOM.AL/