zoom

Slider

Barcelona përpiqet të zgjohet, por Reali nuk fal – Tripletë nga Vinicuis

Ende pa mbaruar pjesa e parë e lojës, tifozët i përjetuan thuajse të gjitha në supersfidën Real Madrid-Barcelona në Riad të Arabisë Saudite.

Në përpjekjen për të rrëmbyer Superkupën e Spanjës, madrilenët po tregohen dominues dhe të pafalshëm ndaj çdo gabimi të katalanasve.

Pas dy golave që pësoi brenda tre minutash lojë, Barcelona u përpoq të “kthjellohet” dhe shënoi golin e parë, në kundërpërgjigje për Realin e Madridit.

Sfera shkoi te Levandovski, i cili gjuajti nga jashtë zonës duke çuar topin në rrjetë, në minutën e 33.

Por gëzimi i katalanasve mbaroi shpejt sepse 3 minuta më vonë, Vinicius shënon me anë të penalltisë golin e tretë personal dhe për ekipin e tij, duke i çuar shifrat në 3-1.