Aplikacion
“Nëse do të ishte në dorën time, do ta largoja nga Barça, por ai dëshiron të qëndrojë. Ne po flasim për numrin ’10’ të Barcelonës, një futbollist i kombëtares spanjolle dhe një djalë që doli nga La Masia. Ansu nuk do, por unë dua që ai të nënshkruaj për një klub tjetër, dua ta shoh atë të ketë sukses. Unë fola me drejtuesit e klubit, dhe ata më thanë se ai është pjesë e trashëgimisë së klubit dhe se ata duan Ansu. Gjëja e parë që Ansu i tha Jorge Mendes ishte se ai është nga Barça dhe ai nuk do të largohet nga Barça. Mendova ndryshe, por ai tha “Babi, nuk jam dakord. Dua të jem këtu. Unë mendoj shumë për Sevilla-n, për të shkuar në shtëpi. Për momentin nuk do ta vlerësoja një ofertë nga Real Madridi, sepse Ansu nuk do ta pranonte”, u shpreh Bori.
Pakënaqësia e tij vjen sepse Ansu meriton të luajë më shumë minuta, sipas babit të futbollistit, ndërsa ai zbuloi se një vit më parë kishin oferta, por ai nuk donte t’i dëgjonte. /zoom.al/
Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza