zoom

Sport

Barcelona i “qepet” Haaland dhe i përgjigjet Realit për Mbappe

Prej vitesh, “La Liga” mori emër dhe famë falë rivalitetit të madh mes Leo Messit dhe Cristiano Ronaldo.

Dy yjet e futbollit botëror janë larguar prej kohësh nga Spanja dhe futbolli i rëndësishëm, duke i lënë stafetën dyshes Haaland-Mbappe, dy lojtarë që pritet të dominojnë skenën e futbollit.

Real Madrid ka bërë gati afrimin e Kylian Mbappe, ky nuk është më një sekret, me yllin francez që pritet të zbarkojë në Madrid në fund të këtij sezoni, një dhuratë e çmuar për të inauguruar stadiumin e ri “Santiago Bernabeu”.

Në kushte të tilla, Barcelona synon t’i përgjigjet në të njëjtën formë, synon të afrojë në Barcelonë rivalin e tij më të madh, Erling Haaland. E përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo, hap faqen e parë këtë të martë me titullin: “Haaland në 2025”.

Mundo Deportivo shton se drejtuesit e klubit blaugrana shpresojnë në një dënim të mundshëm të Man.City, ndërsa në 2025, me përfundimin e stadiumit të ri, kërkojnë të joshin Haaland.

Në 2025, nga Barcelona pritet të largohet edhe Robert Lewandowski, në këtë mënyrë, Haaland shihet si pasuesi ideal i sulmuesit polak. Tifozët në Spanjë, por dhe drejtuesit e La Liga-s, kryqëzojnë gishtat që ky skenar të realizohet. /ZOOM.AL/