zoom

Slider

Barcelona i jep leksione Realit në Santiago Bernabeu

Barcelona demonstron më së miri formën e saj të shkëlqyer në kampionat duke shkatërruar me rezultatin e thellë 4-0 rivalët e Real Madrid.

Në një ndeshje ku madrilenët shiheshin favorit, fusha tregoi të kundërtën duke parë dominues katalanasit që sunduan që prej minutës së parë e deri në të fundit. Goli i parë erdhi në minutën e 29-të me autor Pierre Emeric Aubameyang, i shërbyer mjeshtërisht nga Ousmane Dembele. 8 minuta më vonë vjen goli i dytë i miqve me mbrojtësin Araujo që shfrytëzon një goditje këndore të ekzekutuar mjaft mirë nga sulmuesi francez, i cili regjistroi asistin e tij të dytë në 45 minutat e para.

Pjesa e dytë shfaqi të njëjtën panoramë. Ferran Torres shënon për të tretin në minutën e 47-të, i asistuar nga Aubameyang dhe pak minuta më vonë, sulmuesi gabonez shëon dhe të dytin personal dhe të katërtin e sfidës duke konsoliduar përfundimisht rezultatin në favor të Barcelonës me një poker magjik në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Barcelona rikthehet në vendin e tretë me 54 pikë, po aq sa Atletico por me një ndeshje më shumë për të luajtur. Skuadra e Xavi Hernandez tashmë e sheh vendin e parë 8 pikë larg, kur kanë mbetur dhe 9 javë nga përfundimi i sezonit.

Në anën tjetër, Real Madrid ndalet pas 4 fitoreve rradhazi në kampionat, por vijon të mbetet i pa shqetësuar në krye të renditjes. Kujtojmë që për skuadrën e Ancelottit mungoi Karim Benzema, gjë që reflektoi dhe në rastet me pakicë të sulmuesve në përpjekje për të gjetur golin në portën e Ter Stegen.

/zoom.al