Aplikacion
E ardhmja e Xavit lakohej prej kohësh, pozitat e tij këtë sezon u vendosën shpesh në dyshim, por për të qartësuar ambientin mendoi vetë trajneri, i cili ashtu si Klopp deklaroi përpara kohe largimin e tij.
Kaq ka mjaftuar që të gjithë mediat spanjolle tani të merren për të gjetur pasuesin e Xavi-t:
“Kasting për post Xavi”, shkruan Mundo Deportivo në faqen e parë. Sipas të përditshmes spanjolle janë të shumtë kandidatët që mund të marrin vendin e tij, nga Thiago Motta te Klopp, për të vijuar me Sergio Conceiçao, Hansi Filck dhe Arteta, por dy ëndrrat e mëdha janë dy ish trajnerë Luis Enrique dhe Pep Guardiola.
Këto janë dhe dy profilet më të ndërlikuar pasi bëhet fjalë për dy trajnerë që janë në krye të Man.City dhe PSG, dy klube të mëdha. /ZOOM.AL/
None found