zoom

Slider

Barbie po ndan çiftet!

“Barbie” është filmi më i fundit i cili po thyen rekordet, ndërsa pas publikimit të tij është rritur ndjeshëm numri i divorceve.

Filmi amerikan familjar, i mbushur me shaka është bërë një pikë referimi për përdoruesit e TikTok për të gjykuar egoizmin e partnerit të tyre.

Grave u kërkohet të heqin dorë nga burrat që nuk i kuptojnë mesazhet e filmit mbi feminizmin dhe patriarkalizmin.

Përdoruesit e TikTok këmbëngulin të pajtohesh me temat feministe në filmin Barbie, dhe me temën se çiftet duhet të jenë të barabartë.

Madje një vajzë tregoi në TikTok se u nda me të dashurin pasi ky i fundit refuzoi që të vishej me të rroba ngjyrë rozë për të shkuar në kinema që të shohin filmin.

Mirëpo rrëfimi i saj u prit mjaft mirë nga femrat e tjera, të cilat thanë: “Nëse ai është kaq i brishtë dhe nuk mund të vishej me të roza për një natë të vetme, ti ke nevojë për një burrë të ri sepse ky nuk është i duhuri.”

Ndërsa një tjetër tha se filmi “Barbie” e ka frymëzuar atë të ndahej me të dashurin e saj pas një serie sjelljesh të këqija nga ana e tij: “Faleminderit, ‘Barbie’ që më fuqizove, që më dhe besimin, që më bëre të kuptoj se meritoj më mirë.”

Disa femra të tjera pranojnë se filmi ka përcaktuar se si ato i shohin partnerët e tyre.

Një grua tha në TikTok: “Ndihem sikur ‘Barbie’ ka ndikur në lidhjen time dhe mënyrën se si e shoh të dashurin.”

Kujtojmë që filmi ka si thelb mesazhin se gratë mund të bëjnë çfarë të duam pa iu nënshtruar patriarkalitetin.

“Barbie” ka thyer rekordet duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me mbi 700 milionë euro fitim në mbarë botën, shifër kjo që po vazhdon të rritet dita ditës.

Ndërsa ky film renditet i treti për fitimet më të larta deri më tani për vitin 2023, dhe madje mund të rrëzojë një gjigant, të vetmin sukses që Marvel Studios ka pasur këtë vit.

Janë tre filma që aktualisht janë në krye me fitime më të larta të vitit 2023: “The Super Mario Bros. Movie”, “Guardians of the Galaxy Vol. 3” dhe “Barbie”.