zoom

Aktualitet

Banorët e Rinasit në protestë: Vendimi na penalizon të gjithëve

Sikurse ishte lajmëruar në rrugën e Rinasit banorë të shumtë janë mbledhur mëngjesin e sotëm për të protestuar. Kjo protestë vjen pas kaosit të shkaktuar një ditë më parë.

Ky aks u bë vetëm me një sens kalimi dhe solli trafik të rënduar me radhë të gjata automjetesh.

Ky vendim penalizon gjithashtu banorët e zonës së Rinasit. Kushdo që dëshiron të shkojë në Rinas, duhet të ndjekë rrugën normale: Autostradë – Qafë-Kashar – Aeroport.

Ndërsa ata që vijnë nga veriu drejt Rinasit, duhet të kalojnë nga Fushë-Kruja në Vorë, me pas në Qafë-Kashar, për t’u kthyer drejt Aeroportit, ose për të ardhur në Tiranë.

Postime të lidhura