zoom

Aktualitet

Banorët e Bërxullës futen në Hipotekë, kërkojnë të takohen me Dallëndyshe Bicin

Banorët e Bërxullës, pas protestës jashtë ambienteve të Hipotekës u futën në godinë, ndërsa kërkuan që të takonin drejtoreshën e këtij institucioni, Dallëndyshe Bicin.

Teksa tentuan që të takonin nga afër drejtorin për zonën e Vorës, ky i fundit nuk ia ka hapur derën e zyrës.

Ata pohuan se duan informacione në lidhje me situatën faktike të pronave të tyre, për tokat dhe banesat.

Protestuesit i vunë 24 orë kohë Hipotekës që të reagojë dhe përfaqësues të këtij institucioni të takojnë banorët. “I bëj thirrje zonjës Bici që të na dalë të na presë. E pres 24 orë. Të bjerë grupin përfaqësues dhe të na japë shpjegime, në të kundërt pasojat do t’i kenë të rënda. Protesta do të zhvillohet këtu dhe do jetë e dhunshme. kanë pasur kaq shumë kohë sa… Ai drejtori i Vorës ka ardhur nga Dibra, ka qenë drejtor atje. Do shkojmë deri në pikën e fundit. Këtu nuk kemi dhunuar asgjë. Këtu projekti është privat, por s’kemi dhunuar asgjë.”, tha njëri prej tyre.

Banorët prej disa kohësh protestojnë në shenjë kundërshtie për projektin e rrugës Thumanë-Kashar.