Aplikacion
Avokatja e banorëve, Adriana Kalaja tha se kallëzimi penal është bërë ndaj kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe zyrtarëve të qeverisë që kanë firmosur për projektin si: Arben Ahmetaj, Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Artan Lame, Gledis Nano.
Avokatja tha se nuk ka rindërtim nga tërmeti sepse asnjë banesë në atë zonë nuk është prekur nga tërmeti dhe nuk ka interes publik. Sipas saj, qeveria ka shkelur ligjin dhe është kërkuar hetim për të gjithë zyrtarët.
Banorët i cilësojnë shembjet e banesave të paligjshme si dhe kërkojnë nga Prokuroria e Posaçme të hetojë veprimet e dhunshme të Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit të Ndërtimit.
Në këtë zonë pritet të shemben rreth 400 banesa. Një pjesë e banorëve që u janë shembur banesat nuk kanë firmosur asnjë kontratë me Bashkinë Tiranë dhe nuk kanë përfituar bonus.
View this post on Instagram
Vila qeveritare në Velipojë do rikonceptohet si strukturë elitare hoteliere, hapet konkursi