zoom

Aktualitet

Bankomatet e BKT jashtë funksionit. Qytetarët nuk marrin dot shërbime

Shërbimet e bankomatit të bankës BKT janë jashtë funksionit. Në një monitorim nga Zoom.al ATM-të e kësaj banke nuk punojnë dhe për qytetarët është bërë e pamundur kryerja e shërbimeve.

Pas verifikimit Zoom.al tentoi të komunikojë me shërbimin e klientit të BKT-së por nuk pati një përgjigje. Nuk ka asnjë njoftim nga banka për shkakun e këtij problemi.

Më herët, BKT ka pasur disa probleme të shpeshta edhe me aksesimin e shërbimeve online dhe marrjen e informacioneve nga klientët e saj.