Aplikacion
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, Dogjani tha se për shkak të mungesës së transparencës dhe mbikqyrjes nga Banka e Shqipërisë, shumë qytetarë janë detyruar të lënë garanci banesat e tyre, ndërsa në raste të tjera janë flijuar.
Ligjvënësi demokrat denoncoi edhe gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale në Kamëz, në zonën e tij zgjedhore, për të cilën tha se të moshuarit gërmojë në koshat e plehrave për të siguruar jetesën.
Dogjani: Qytetarët vuajnë në bankat tona, s’ka transparencë bankare, komisione e kaluzole të fshehta. Institucione financiare, e ndërsa ju që duhet t’i mbikqyrni s’keni bërë asgjë. Saqë shumë familjeve u janë marrë shtëpitë, të tjera edhe janë flijuar e vetëvrarë për shkak të këtyre makinacioneve. Banka ka rregullat e veta, por ka edhe mbikqyrje nga banka e shtetit që të mos ketë norma të larta interesi që të rinjtë të marrin kredi për një banesë për të ndërtuar familje.
Ka llojlloj mekanizmash që ua keni sjellë shqiptarëve me i dalë shpirti përmes këtyre bankave e vetë s’dini ku i keni paratë, biznesi po falimenton nga këto kredi për banka. Taksat e larta i detyrojnë të marrin kredi që më pas s’i paguajnë, shteti është për të kontrolluar që njerëzit të marrin kredi për biznes e shtëpi, e më pas të kenë mundësi të paguajnë.
Qyetarët e Kamzës s’kanë drita, fiken sot më 2025. S’ka kanalizime, plehrat ishin kudo. Të moshuar duke zgjedhur ushqim në plehra për të jetuar. Ky është shteti?! Ndaj kemi kërkuar minimumin jetik./ Zoom.al
Pas qeses në kokë/ Aleati i Berishës kapet në një tjetër moment të sikletshëm (Video)