Aplikacion
Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore, Shqipëria kishte 83 vdekje për 100 mijë banorë nga faktorët e ndotjes ambientale, një vlerë e lartë në krahasim me vendet në zhvillim, por e kishte këtë tregues më të ulët se vendet e rajonit. Nga totali i vdekjeve që shkaktoi ndotja, 1532 ishin krijuar nga mjedisi i jashtëm dhe 724 nga mjedisi brenda shtëpisë.
Banka Botërore referoi se kudo në botë, ndotja e ajrit është shkaku kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve. “Ndotja e ambientit” i referohet ndotjes së ajrit në ambientin e jashtëm dhe “Ndotja e ajrit në familje” i referohet ndotjes së ajrit me origjinë nga mjedisi i shtëpisë. Banka vlerësoi se ndotja e ajrit është rreziku kryesor mjedisor në botë për shëndetin dhe shkaku i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga sëmundjet ishemike të zemrës, goditje në tru, kancer të mushkërive, sëmundjet obstruktive kronike të mushkërisë, pneumoni, diabeti i tipit 2 dhe çrregullime neonatale.
Shumica e vdekjeve që lidhen me ndotjen e ajrit shkaktohen nga ekspozimi i njeriut ndaj thithjes së grimcave të imëta, të njohura edhe si PM2.5. Miliarda njerëz në vendet në zhvillim jetojnë në vende ku ambienti dhe përqendrimet e brendshme të PM2.5 janë shumë herë më të larta se vlerat normale të përcaktuara nga Organizata Botërorë e Shëndetësie. Banka Botërore vlerëson se, rreth 6.4 milionë njerëz vdiqën para kohe në mbarë botën në vitin 2019 për shkak të ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit PM2.5.
Rreth 95 për qind e tyre vdekjet kanë ndodhur në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Rreth 70% për qind e vdekjeve ndodhën në Azinë Lindore dhe Paqësor dhe Azinë Jugore. Kina dhe India kishin 52 për qind të vdekjeve globale nga PM2.5. Përveçse një problem shëndetësor, ndotja e ajrit përkeqëson cilësinë e jetës dhe pengon konkurrencën ekonomike. Njerëzit e varfër kanë më shumë gjasa të jetojnë në një mjedis të ndotur dhe vuajnë nga ndikimet negative të ndotjes së ajrit.
Njerëzit e sëmurë si pasojë e ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit kanë më shumë gjasa të pushohen nga puna. Ndotja e ajrit gjithashtu pengon aftësinë e qyteteve për të tërhequr punonjës të kualifikuar. Një studim i fundit ka gjetur se ndotja e ajrit me PM2.5 luan një rol të rëndësishëm rol në rritjen e incidencës së COVID-19 dhe normave të vdekjeve./ Monitor.al