Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë (AIIB), një bankë zhvillimi shumëpalëshe me bazë në Kinë, ka pezulluar të gjitha aktivitetet që lidhen me Rusinë dhe Bjellorusinë, tha AIIB në deklaratë. Projektet janë aktualisht “nën shqyrtim”.
Kina kontrollon 26% të fuqisë votuese të AIIB, sipas faqes së internetit të bankës. Rusia ka 6%. Kina udhëhoqi themelimin e AIIB për të rivalizuar Bankën Botërore me bazë në SHBA në 2016./ Zoom.al