Aplikacion
Në lidhje me këtë disfatë që peshon shumë në rradhët e kampionëve të Europës është shprehur dhe Mario Balotelli, i cili u ftua nga trajneri Mancini, por u largua menjëherë nga lista përfundimtare.
“Më dhemb, por nuk është e rëndësishme mos thirrja ime në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Kupa e Botës është në dhjetor dhe unë mund të isha aty si pjesë e ekipit. Kisha një shans, por humba një mundësi të rëndësishme”, tha Balotelli për Sky Sport Italia.
Sipas tij, kur humbet Italia ndihet më shumë mungesa e tij në skuadër. “Është e lehtë ta thuash tani sepse më parë askush nuk e përmendte”, shtoi ai.
Sa i përket raportit me Mancinin, ai përsërit marrëdhënien e tij të mirë me të, pavarësisht se nuk kanë folur, “Jam i lumtur që është sërish në stol sepse ai tashmë ka fituar Europianin. Njerëzit janë të zhgënjyer, por nuk mund të harrojnë se çfarë ka fituar trajneri. E meritoi qëndrimin”.
/zoom.al