zoom

Lajme

“Balluku rol në arrestimin e Veliajt”, Berisha: E patë kund këto ditë? U zhduk!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar zv/kryeministren Belinda Balluku për përfshirje në zhvillimet e fundit që lidhen me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas ish-kryeministrit, Balluku ka luajtur një rol kyç në zhvillimet e fundit, duke vepruar në bashkëpunim me Kryeministrin Edi Rama.

“E patë kund Lubi Ballukun, Lubi Lotin këto ditë. Iku nga radarët. E dini pse? E dini që ai Bistri kishte vendosur në sistemin e regjistrimit të zyrtarëve armiqtë e Belindës.

Absolutisht po!

Dhe midis të tjerësh ishin Erjoni dhe Jolka. Ajo u zhduk tani. E njoh mirë psikologjinë e saj. Çdo veprim e ka kryer me Edi Ramën.

Pasi e regjistruan, pasi i ndoqën, një pjesë të mirë të veprimeve i ka kryer ajo.

Kush është Nesti?

Nga i gjeti Nesti Angoni të dhënat e TIMS dhe udhëtimet e Veliajt?

Ato i gjeti vetëm Bistri. Kjo dosje është e komplotuar nga qeveria”, tha ai.

Postime të lidhura