zoom

Aktualitet

Balluku: Naftëtarët e Ballshit do marrin 2 vite pagë nga buxheti

Naftëtarët e Ballshit do marrin për dy vite rresht pagë nga buxheti i shtetit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Naftëtarët e Ballshit gjatë vitit 2022-2023 do të paguhen 30 mijë lekë në muaj”, tha ministrja sot në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.