Aplikacion
Pas lëshimit të dy satelitëve në hapësirë në janar të 2022 (për të cilët ende nuk ka të dhëna publike se çfarë informacionesh të rëndësishme ka marrë qeveria prej tyre), që i kushtojnë buxhetit 6 milionë dollarë për 3 vite, qeveria po bëhet gati të digjitalizojë transportin në postë.
Transformimi do të nisë nga viti 2024 dhe do të përfshijë shërbim me dron.
Lajmin e dha ministrja Belinda Balluku gjatë një aktiviteti për 111 vjetorin e krijimit të Postës Shqiptare.
Pjesë nga fjala e Ballukut:
Ne jemi gati dhe kemi dizenjuar dhe kemi projektuar këtë zhvillim të ri inovator dhe teknologjik ka ardhur momenti që të fillojmë edhe ta promovojmë për publikun. Të gjithë tashmë e dinë sesa shumë shërbime merren nga zyrat postare, sesi të gjithë përmes marrëdhënies që ju keni edhe me ndërmarrjet e tjera shtetërore, me OSHEE-në, me AKUK-n, me Institutin e Sigurimeve Shoqërore, sesi mund të kryhen këto pagesa në sportelet tuaja. Por, ne tashmë synojmë që këto pagesa të kryhen në mënyrë elektronike.
Ne synojmë që përmes një karte universale dhe përmes një investimi të rëndësishëm që do bëhet në pikat e shpërndarjes, në ATM-të e quajtura ndryshe, gjatë vitit 2024, ne t’i japim mundësinë çdo pensionisti që të shkojë dhe të tërheqë këto para pa pasur nevojë që të shkojë në bankë dhe të hapë një llogari duke paguar edhe komisione. Me postën nuk i duhet të paguajë asnjë komision.
Nga ana tjetër, çfarë është më e rëndësishme dhe që ne duhet ta përmendim këtu sot është që ne planifikojmë që në vazhdim, duke nisur nga viti 2024, të fillojmë të prodhojmë dhe të kemi një projekt të ri, i cili do të ngjajë prapë pak futurist, ashtu siç u komentuan satelitët që sot funksionojnë më së miri dhe na japin të dhëna të jashtëzakonshme për proceset e ndryshme administrative që ne kemi, dhe bëhet fjalë për transportin me dron.
Transporti me dron i cili do të marrë nga qendrat e ndryshme kudo në Shqipëri, nga qendrat postare do të marrë pakot postare për ti transportuar ato diku në një vend tjetër.
E gjitha kjo do të na japë efiçiencë në kohë, efiçiencë financiare dhe mbi të gjitha edhe ulje të emetimeve të karbonit që është edhe kjo një nga synimet e Republikës së Shqipërisë për shkak të të gjitha angazhimeve që ne kemi marrë për axhendën e gjelbër europiane, por edhe atë ndërkombëtare që sa më pak mjete transporti të përdoren dhe sa më shumë të përdoret inovacioni, siç është rasti i dronëve, ne do të arrijmë targetet tona.
DETAJE TË REJA nga ngjarja në Astir/ Identifikohet i dashuri i vajzës, u kap nga kamerat