zoom

Politikë

“Ballkani i Hapur”/ Nis në Shkup Forumi Ekonomik Rajonal, të pranishëm Rama, Zaev e Vuçiç

“Ballkani i Hapur” është titulli kryesor i panelit në Forumin Ekonomik Rajonal që po mbahet sot në Shkup. Pjesë e këtij paneli janë kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti serb Aleksandër Vuçiç së bashku me 250 kompani nga rajoni.

Gjatë samitit të sotëm pritet nënshkrimi i disa marrëveshje trilaterale, në kuadër të Minishengenit Ballkanik, me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.