zoom

Politikë

Balla dhe Braçe takim me strukturat e PS në Divjakë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla dhe deputeti Erion Braçe zhvilluan takime me drejtuesit e Partisë Socialiste në njësitë administrative Tërbuf, Grabjan, Gradishtë dhe Remas.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Balla deklaron se është e nevojshme të qeverisim me besnikëri ndaj atyre që na votuan. Sipas Ballës strukturat e PS në territor janë baza e këtij procesi, ato janë në mënyrë të përditëshme ura lidhëse e Grupit Parlamentar dhe e Qeverisë me njerëzit e zakonshëm në çdo komunitet.