Aplikacion
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa ende nuk ka një njoftim nga policia. Eno Birko për shumë vite ka qenë pjesë e skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit, dhe pas një operacioni për të hernies diskale kaloi një periudhë të errët të jetës së tij.
Operacioni do ta largonte nga rolet si solist i parë dhe duartrokitjet e publikut, duke e çuar drejt alkoolit dhe izolimit nga bota.
“Ndodhi që unë lashë të zhvillohej një problem shëndetësor që e kisha aty prej vitesh, që 18 vjeç apo më herët. Ndieja vazhdimisht dhimbje në këmbë, por në kohët e para nuk i kushtoja rëndësi, derisa situata u përkeqësua. U vizitova dhe mjekët më thanë se kisha hernie diskale dhe se duhej t’i nënshtrohesha operacionit. Si fillim nuk e konsiderova kaq serioze këtë gjë, vazhdova baletin derisa sforcimi e dhimbja po ndiheshin gjithmonë e më shumë. Erdhi koha që vendosa të operohem dhe këtu nisi largimi që askush, as unë, nuk e menduam se do të zgjaste për aq shumë vite”, tha ai në një intervistë teksa u pyet për largimin nga puna.
Eno Birko e cilësoi këtë periudhë si ëndrrën më të keqe të jetës se tij, por në një intervistë së realizuar më 2016, balerini tregoi se ia doli të dilte nga gjendja e depresionit dhe të rikthehej në skenë.
“Nuk është që ndodhi diçka konkrete. Unë vetë isha i ndërgjegjshëm që e kisha tepruar me atë situatë, por ndoshta nuk isha ende gati të ngrihesha. Ndryshimet nisën me doza të vogla dhe pa ndonjë plan madhor për të ardhmen. Madje, mund të them që as më shkonte nëpër mend rikthimi në skenë. Familjarët, motrat dhe mamaja ishin gjithnjë aty dhe, së pari, ishte për të mos i parë më ato të vuanin që gjeta forcat. Ishte fundvit dhe siç janë këto ritualet e zakonshme me punët e shtëpisë, u ngrita e i thashë mamasë që atë ditë do të bëja gjithçka unë, ajo të mos prekte asgjë me dorë! Ashtu bëra. Nisa të pastroj shtëpinë duke vallëzuar. Vazhdova të veprova njësoj edhe në ditët në vijim, duke mos pirë alkool, dhe ndjeva që isha më mirë. Kaluan kështu dy javë, derisa pashë rezultatet e para të rënies në peshë. Gjërat nisën të marrin pak ngjyrë, të mos ishin më të errëta siç i shihja më parë”, tha ai.