Aplikacion
Tani ai mbetet rekordi që vështirë se do thyhet më tej. Bajrami theu rekordin e mëparshëm të Euros për golin më të shpejtë prej 67 sekondash nga Dmitri Kirichenko i Rusisë, kundër Greqisë në vitin 2004.
E pas këtij rekordi, ka reaguar vet Kirichenko, duke thënë se u habit kur e pa që një futbollist i Shqipërisë ia theu rekordin.
“E vërteta është se u habita shumë kur pashë që Bajrami e theu atë rekord. Mendova se një ekip më i famshëm se Shqipëria do ta kalonte atë. Ata shënuan një gol pas 23 sekondash, kështu që urime”, tha Kirichenko. /ZOOM.AL/