zoom

Aktualitet

Bajrami i Madh, mijëra besimtarë falin Namazin në sheshin Skënderbej. Saphiu: Mos braktisni vendin

Mijëra besmitarë kanë falur Namazin në sheshin “Skëndërbej” me rastin e Fiter Bajramit.

Ashtu sic është bërë traditë tashmë, besimtarë burra e gra, fëmijë e të moshuar kanë mbushur thuajse ccdo cep të sheshit, ndërsa kanë falur Namazin e ditës së Bajramit të Madh.

Ceremonia nisi rreth orës 06 e 40 minuta dhe zgjati deri afër orës 8.

Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu në mesazhin e tij para besimtarëve tha se ky muaj na ka bashkuar në bamirësi e solidaritet, në paqe e dashuri me njëri-tjetrin.

Ai theksoi më tej se sfida fillon sot për çdonjërin prej nesh.

“Të vijojmë jetën me virtytet që kemi fituar në këtë muaj të begatë. Ramazani na mëson që të bëhemi shërbëtorë të së mirës dhe së drejtës. Duhet të jetë virtyti themel i veprimtarisë sonë të përditshme”, u shpreh kreu i KMSH.

Por mesazhi i tij ishte dhe për shpopullimin, duke kërkuar që secili të luajë rolin e tij për të frenuar mpakjen e kombit.

“Motra dhe vëllezër, kujdesuni që Kombi jonë të rritet nëpërmjet virtytit! Secili nga ne e ka detyrë të kontribuojë për të frenuar mpakjen e kombit. Po pakësohemi dita-ditës. Ne që kemi qenë një nga popujt me moshën më të re në Europë po plakemi me ritme shumë të shpejta. Pse duhet të zgjedhim rrugën më të lehtë, braktisjen e vendit, në vend të qëndrimit këtu dhe të forcimit të kombit tonë. Të lindim fëmijët këtu, t’i rrisim këtu në vendin tonë si qytetarë me virtyte dhe të dorës së parë në vend që t’i çojmë si qytetarë të dorës së dytë nëpër botë!
Familja është bërthama e çdo shoqërie. Ta forcojmë atë ashtu siç e kemi traditën tonë të shkëlqyer.
Vendin tonë e ka bekuar Zoti me gjithë të mirat, ta shohim si amanet që duhet ta mbajmë siç i takon amanetit të ruhet”, deklaroi Spahiu.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)