Aplikacion
Në një intervistë për RTK-në ai ka treguar impresionet e para nga vizita e tij në Kosovë, ndërsa nuk ka nguruar të tregohet edhe i hapur kur tha se nuk kishte arritur t’I bashkonte krerët e partive politike në Kosovë në një tryezë.
“Unë kisha kërkuar që të gjithë krerët e partive politike në Kosovë ti takoja sëbashku, pra në një tryezë, por fatkeqësisht nuk ja arrita. Ndaj i takova veç e veç”, tha Begaj.
Ai foli edhe për incidentin me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili sipas tij refuzoi që të takohej në ambientet e Kuvendit.