Aplikacion
Ndarja nga gruaja e kishte kthyer Hamdi Bylykbashin në një konsumues të rregullt të pijeve alkoolike. Nën efektin e këtij të fundit ai tentoi dje të hidhte në pus të atin, i cili e masakroi më pas me çekiç. Ndonëse ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, hetimet zbuluan të vërtetën.
Banorët tregojnë se i ndjeri jetonte në Gjermani bashkë me familjen, ku kishte tre fëmijë, por ishte kthyer pak kohë më parë pas disa mosmarrëveshjeve./ Zoom.al