zoom

Aktualitet

Babai plagos të birin me thikë në Lushnjë

Një i plagosur është paraqitur në spitalin e Lushnjës pasditen e sotme.

Nga zbardhja e ngjarjes, 39-vjeçari ishte plagosuri nga babai i tij me mjete prerëse duke i lënë shenja dëmtimi në fytyrë.

Autoritetet dyshojnë se N.P dhe babai i tij, B.P, 69-vjeç janë përfshirë në një konflikt që më pas ka agravuar.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.

Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.